Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, është zotuar se operacionet anti-terroriste të Türkiyes do të vazhdojnë derisa rajoni malor i Irakut verior, përtej kufirit jugor të Türkiyes, të jetë plotësisht i sigurt.

“Operacionet tona në këtë rajon do të vazhdojnë derisa të kemi siguruar çdo pëllëmbë të maleve në Irakun verior, të cilat janë burimi i akteve terroriste”, tha presidenti ErdoÄŸan për mediat pas një takimi të kabinetit në Ankara.

ErdoÄŸan njoftoi se gjatë pesë ditëve të fundit gjithsej 114 objektiva u goditën në kuadër të operacioneve ajrore në Siri dhe Irak, duke “neutralizuar” 78 terroristë.

Ai tha se përpjekjet për të furnizuar dhe forcuar grupin terrorist PKK përmes ofrimit të armëve, municioneve, trajnimeve dhe strehimoreve kanë marrë vrull.

“Operacionet tona ndërkufitare gjithashtu kanë prishur komplote që synojnë të tërheqin Türkiyen në trazira të brendshme përmes një vale emigrimi të parregullt”, theksoi ErdoÄŸan.

“Meqenëse premtimet që na janë bërë nuk po përmbushen, askush nuk mund të kundërshtojnë Türkiyen në marrjen e masave të nevojshme për sigurinë e saj”, shtoi ai, duke iu referuar premtimeve të mëparshme për të krijuar një zonë tampon përgjatë kufirit jugor turk.

Siç theksoi presidenti ErdoÄŸan, Türkiye përmes operacioneve të suksesshme ndërkufitare “qartë dhe pa mëdyshje” tregoi se nuk do të lejojë asnjë sulm “kirurgjikal” në territorin e saj.

“Prania jonë ushtarake përtej kufijve tanë është kritike për sigurinë e vendit tonë dhe paqen e qytetarëve tanë. Nuk ka kthim prapa nga kjo”, tha ErdoÄŸan.

Ai shtoi se Türkiye padyshim do të ndërmarrë hapa shtesë për të luftuar terrorizmin në muajt e ardhshëm, pavarësisht se kush çfarë thotë apo çfarë kërcënimesh bëjnë.

Komentet e presidentit ErdoÄŸan erdhën pas sulmeve të reja të PKK-së në ditët e fundit që morën jetën e 21 ushtarëve turq, ndjekur nga sulme të ashpra turke ndaj objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së terroriste./aa