Greqia ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropina (BE).

Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Filip Ivanoviq, ndodhet për vizitë në Athinë, ku u prit nga homologu i tij grek, George Gerapetritis.

“Është qëndrimi ynë i vendosur se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, tha Gerapetritis në një deklaratë të përbashkët për media me homologun e tij të Malit të Zi.

“Perspektiva e anëtarësimit të të gjitha vendeve kandidate duhet të udhëhiqet nga parimi i performancës së barabartë dhe respektimit të plotë të së drejtës ndërkombëtare, sundimit të ligjit, parimeve të demokracisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha ai.

Mbi negociatat e pranimit të Malit të Zi me unionin evropian, ministri grek tha se vendi i tij përshëndet përparimin që Mali i Zi ka bërë deri më tani.

“Greqia do të mbetet e përkushtuar për të promovuar kandidaturën e Malit të Zi”, shtoi ai.

Mali i Zi mori statusin e kandidatit për në BE në dhjetor të vitit 2010, dy vjet pas aplikimit për t’u bashkuar me bllokun evropian, me bisedimet e pranimit që nisën në muajin qershor të vitit 2012. Deri më tani janë hapur të gjithë përveç dy nga 35 kapitujt e negociatave.

Kombi i Ballkanit Perëndimor ka qenë prej kohësh një kryesues midis vendeve kandidate, me komisionerin e BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe fqinjësinë, Oliver Varhelyi, që e quajti Malin e Zi më të avancuarin në negociatat e anëtarësimit me bllokun./aa