Kanë filluar punimet për rregullimin dhe rivitalizimin e sheshit kryesor “Shatërvan” në qytetin historik të Prizrenit.
Në kuadër të këtij projekti, i cili financohet nga Komuna e Prizrenit, ka filluar largimi i kalldrëmit të deritanishëm në zonën historike të qytetit.
Sipas informacioneve të marra nga Komuna e Prizrenit, faza fillestare përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër që e ka zbukuruar sheshin deri tani, duke i hapur rrugë një infrastrukture moderne nëntokësore, gjithmonë duke e ruajtur shkëlqimin arkitektonik të Prizrenit, si dhe do ta rrisë joshjen vizuale të sheshit "Shatërvan", por edhe do ta sigurojë qëndrueshmërinë e tij për brezat që do të vijnë.
Projekti përfshin edhe vendosjen e kabllove nën tokë, krijimin e rrugëve të përshtatshme për personat me nevoja të veçanta, organizimin e rrugëve që çojnë në Kalanë e Prizrenit dhe përmirësimin e zonave të gjelbra.
Sheshi “Shatërvan”, i ndodhur në qendër të Prizrenit, është pjesa më tërheqëse për turistët të cilët e vizitojnë qytetin historik me shumë monumente dhe trashëgimi të pasur kulturore./aa