Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore publike në lidhje me “21 janarin”.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se në seancën që do të mbahet në orën 13:00, Gjykata e Lartë do të vendosë se cila prokurori do ta hetojë çështjen, SPAK apo prokuroria.
Vendimi dot të merret pasi të dëgjohen argumentet e palëve.
Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Posaçme GJKKO dhe Apeli i kësaj gjykate e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal.