Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeministri ndodhet jashtë vendit, diplomatët perëndimorë po lagohen nga kryeqyteti.
Në sfondin e përshkallëzimit të dhunës në Haiti, BE e ka evakuuar të gjithë personelin diplomatik nga ky vend i Karaibeve. Një zëdhënës i BE-së në Bruksel tha, se punonjësit e ekipit diplomatik janë transferuar jashtë Haitit në një vend të sigurt. Ky hap u argumentua me “përkeqësimin dramatik të gjendjes së sigurisë” në Haiti. BE-ja është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për zhvillimet gjatë ditëve të fundit në Haiti, tha zëdhënësi në Bruksel.. Ndërkohë edhe SHBA është duke e tërhequr personelin diplomatik nga Port-au-Prince dhe po forcon sigurinë në ambasadë me forca shtesë të sigurisë.
Të dielën (10.03.2024) Ministria e Jashtme në Berlin deklaroi, se ambasada gjermane dhe përfaqësuesi i përhershëm janë larguar nga shteti i Karaibeve drejt Republikës Dominikane. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e argumentoi këtë masë me “gjendjen e tensionuar dhe të paparashikueshme të sigurisë”. Ai e cilësoi gjendjen në Haiti “mjaft të tensionuar”, rrethanat janë “të tmerrshme”. Ai shtoi: “Ka një sërë bandash të mëdha dhe të armatosura mirë, që po sfidojnë aparatin shtetëror.” Qeveria e Haitit ka ftuar trupë ndërkombëtare mbrojtëse në vend, për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë dhe të rendit. Ndër të tjera Kenia ka shprehur gatishmëri të mbështesë, vuri në dukej më tej zëdhënësi.
Grupet kriminale po synojnë pushtetin
Prej ditësh Haiti po përjeton një valë të dhunës së bandave të armatosura, që në pjesën më të madhe po kontrollojnë kreqytetin Prince si dhe rrugët në pjesë të tjera të vendit, po sulmojnë rajonet e policisë, burgjet dhe gjykatat. Përpara rreth një jave grupe të armatosura mësynë në burgun në Port-au-Prince dhe sipas njoftimeve në media u mundësuan rreth 3.600-3.700 të burgosurve arratinë nga burgu. Të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu u dytë për nga madhësia në qytetin Croix des Bouquets.
Pak përpara kësaj disa banda shpallën kryengritjen kundër qeverisë. Në sfondin e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë, qeveria të dielën përpara një jave shpalli gjendjen e emergjencës. Dhuna në Haiti përshkallëzoi, kur kryeministri Ariel Henry ndodhej në një udhëtim jashtë vendit në Kenia.
Bandat e armatosura në vend kërkojnë dorëheqjn e Henrys, i cili do të duhej të ishte larguar qysh në shkurt nga posti. Deri tani ai nuk ia ka dalë që të kthehet nga Kenia në Haiti. Henry në shkurt ra dakord me opozitën për të qeverisur së bashku deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja.Rrezik për luftë civile
Dhuna e bandave, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) brenda një jave ka bërë që nga kryeqyteti Port – au – Prince të largohen rreth 15.000 vetë. Sipas të dhënave të OKB_së në Haiti që nga fillimi i vitit janë vrarë rreth 1.200 vetë dhe gati 700 të tjerë janë plagosur. Mbi 313.000 vetë kanë marrë arratinë. I gjithë kujdesi bazë shtetëror si shëndetësia janë në prag të kolapsit. Mijëra vetë janë të shkëputur prej ndihmës humanitare.
Kisha në shtetin e varfër të Karaibeve e konsideron vendin në prag të luftës civile. Forcat e rendit janë të pafuqishme kundrejt bandave të armatosura, që janë zhvilluar në një ushtri të organizuar, i tha kryeipeshkvi Max Leroy Mesidor Organizatës ndërkombëtare të Ndihmës “Kisha në rrezik”. Në disa rajone janë krijuar njësi të mbrojtjes civile, për të luftuar bandat. “Ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte civile. Janë shumë armë në qarkullim”, paralajmëroi kryeipeshkvi i kryeqytetit Port-au-Prince dhe kryetari i konferencës ipeshkvnore.
Miiona njerëz të prekur nga uria
Kriza humanitare në Haiti ka arritur së fundi përmasa gjithnjë e më të mëdha. Vendi, sipas të dhënave të OKB-së, vuan nga mungesa e ushqimeve. Pothuajse gjysma e popullsisë, rreth 4,9 milionë vetë, sipas këtyre të dhënave, nuk kanë mjaftueshëm ushqim. Haiti konsiderohet një ndër vendet më të varfëra të hemisferës perëndimore.
Në Xhamajka janë mbledhur krerët e shteteve dhe të qeverive të bashkësisë së vendeve të Karaibeve për të shqyrtuar mundësitë e mbështetjes për Haitin dhe për nxitjen e dialogut politik./DW