Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore përgjatë muajit shkurt të vitit 2024, llogariten 17 miliardë lekë.

Referuar statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, kjo është shifra më e lartë e realizuar në historinë e doganave të muajit shkurt.

Të ardhurat e mbledhura përgjatë këtij muaji tejkalojnë me 7.6 % ose 1.2 miliardë lekë të ardhurat e mbledhura gjatë shkurtit të vitit 2023, kur u mblodhën 15.78 miliardë lekë.

Krahasuar me muajin janar të këtij viti, gjatë muajit shkurt u mblodhën rreth 2 miliardë lekë më tepër.

Produktet e akcizës, në mënyrë të veçantë karburanti kanë dhënë efekt pozitiv në të ardhura duke konfirmuar rritjen e konsumit dhe qëndrueshmërinë e kërkesës së brendshme./ata