Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, u shpreh se sot se mbledhja e të ardhurave vendore ka ardhur në rritje dhe kjo është reflektuar në më shumë investime në vepra publike për qytetarët.
Duke folur në emisionin “Top Story”, Sako u shpreh se vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të pagesës së taksave. Por, sipas saj, sfida e bashkisë së Durrësit është mbledhja e taksave, kjo pasi nuk është në kulturën e qytetarëve.
“Ne kemi në bashki sektorin e projekteve dhe kemi aplikuar në disa projekte dhe kemi arritur të marrim financim që jo detyrimisht kthehen në përfitime. Ka pasur projekte edhe për rritjen e kapaciteteve. Gjithashtu kemi pasur projekte për gjetjet arkeologjike”, u shpreh Sako.
Ajo tha se, sfidë mbetet mbledhja e taksave vendore dhe kjo jo vetëm për bashkinë e Durrësit.
“Nuk arrihet të zgjidhet puna me mjete ndëshkimi, duam të rrisim sensibilitetin. Kemi pasur rritje në 2022 kemi pasur 73%, në vitin 2023 ka qenë 83%. Kërkesat kanë qenë në rritje, qytetarët kërkojnë rritje të investimeve. Në qoftë se para pesë vitesh mendonim për rikonstruktimin e shkollave, sot po mendojmë të shtojmë ambientet sportive”, tha Emiriana Sako./ata