Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë një vizite në Vjenë zhvilloi takime me përfaqësues nga Komisioni për Çështjet Evropiane të të dy dhomave të parlamentit të Austrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku tha se me përfaqësuesit e Komisionit për Çështjet Evropiane diskutuan mbi procesin e integrimit evropian me fokus luftën kundër korrupsionit.

Tabaku bëri të ditur se diskutuan edhe për ndërtimin e një sistemi që lufton korrupsionin, i cili duhet të vijë nga parlamenti.

“Tanimë ne duhet të nisim betejën për të parandaluar korrupsionin përmes institucioneve dhe parlamenti është e vetmja rrugë që mund të implementohet kjo betejë”, tha Tabaku./ata