Shqipëria ka pushtuar kopertinat e medieve botërore, me titullin e sapo marrë në Panairin e Turizmit në Berlin, si “Vendi i Nderit 2025”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikuj të publikuar në disa medie ndërkombëtare, ku theksohet rritja turistike dhe modeli unik i mikpritjes shqiptare.
Rama e konsideroi këtë si “një promovim shumë të mirë për vendin tonë që pritet të shënojë edhe këtë vit një rekord të ri të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve”.
Shqipëria u nderua pak ditë më parë zyrtarisht me titullin “Vendi i Nderit” i ITB – Berlin 2025, që është panairi më i madh në botë për turizmin.
Në vitin 2023 Shqipëria ka pasur një “bum” turistik, me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. Mbi 10 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë për vitin 2023./ata