Këshilli i Ministrave vendosi sot kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara Durrës, Dibër, Vlorë, Korçë dhe disa zona të Tiranës.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 206, 4 milionë lekë, për një sipërfaqe prej mbi 10 mijë m².

Shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Po ashtu vendimi parashikon që të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.