Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli ka zhvilluar një vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, njoftoi sot KOKSH.

Gjatë takimit, Presidenti Ylli e ka njohur Becin me aktivitetet e KOKSH, mbështetjen që po i jepet sportistëve elitarë, për ecurinë e projektit “Ekipet Sportive në Shkolla” si dhe me një nga projektet më ambicioze të KOKSH, Qendra Olimpike.

Beci nga ana e tij ka shprehur të gjithë mbështetjen e bashkisë së Shkodrës për masivizimin e sportit dhe Lëvizjes Olimpike./ata