Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 25 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se forcat izraelite vazhduan bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.

Forcat izraelite, që nga dje e deri më sot përfshirë ish të burgosur kanë arrestuar të paktën 25 palestinezë në qytetet e ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim dhe Kudsin Lindor.

Në deklaratë thuhet se ka arritur në 7.555 numri i palestinezëve që Izraeli ka arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori 2023 e deri më tani.

 

Që kur forcat izraelite filluan sulmet ndaj Rripit të Gazës, nga 7 tetori 2023 e deri më tani është shënuar rritje e arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim./aa