Zv/ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Yıldız, ka bërë të ditur se presidenti Recep Tayyip ErdoÄŸan do të vizitojë Irakun para fundit të muajit prill.

“Vizita do të bëhet para fundit të prillit sipas planifikimit dhe përgatitjeve”, tha Yıldız në Bagdad.

Yıldız tha se vizita e fundit e presidentit ErdoÄŸan në Bagdad u zhvillua në vitin 2012 kur ai shërbente si kryeministër i vendit.

Më tej, ministri turk njoftoi se do të ketë takime me zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irakut dhe do të shqyrtojë marrëdhëniet dypalëshe.

“Ne do të bëjmë përgatitjet për takimin ministror që do të mbahet në të ardhmen dhe për vizitën e presidentit tonë”, tha Yıldız.

Duke iu referuar Projektit të Rrugës së Zhvillimit, ai tha se korridoret dhe shtigjet e zhvillimit janë elementët bazë të zhvillimit.

Siç theksoi ai, këto rrugë sigurojnë lidhjet, sjellin vitalitet në ekonomi dhe sigurojnë besim mes vendeve.

“Të dyja vendet janë shumë të etur dhe mendojmë se nëse bëhet do të sjellë përfitime që nuk mund të krahasohen me koston”, theksoi ministri turk./aa