Ushtria izraelite po mban palestinezë të kapur gjysmë të zhveshur, përfshirë fëmijë dhe të moshuar, në një stadium në Rripin e Gazës.
Imazhet e publikuara në kanalet e mediave lokale dhe mediat sociale treguan shumë civilë palestinezë të zhvendosur që u arrestuan me forcë nga ushtarët izraelitë dhe u sollën gjysmë të zhveshur në një stadium në Rripin e Gazës.
Rreth palestinezëve të kapur gjysmë të zhveshur shihen ushtarë të armatosur dhe tanke izraelite.
Një nga fotot e publikuara tregon një foshnjë të mbështjellë me një batanije në krahët e një ushtari të armatosur izraelit./aa