Skema Kombëtare 2024 mbështet fermerët që prodhojnë perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline në serra.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha se, “me Skemën Kombëtare 2024, bujqësia në serra mbështetet në vlerën 200 mijë lekë për hektar, për sipërfaqe 1 deri në 5 hektarë, por jo më shumë se dy sezone mbjellje në vit”.

Sipas saj, për herë të parë këtë vit janë eliminuar tavanet e aplikimit. Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 5 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin.

Denaj tha se, “aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal, duke synuar realizimin e të njëjtin produkt bujqësor, drejt të njëjtit treg dhe me të njëjtin protokoll prodhimi”./ata