Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë për netëqëndrimet në akomodimet turistike në vitin 2023.

Referuar statistikave nga Eurostat për netëqëndrimet në akomodimet turistike për gjithë Europën tregojnë se netët e kaluara në hotele e struktura të ngjashme në 2023 u rritën në Shqipëri me 56.8% në krahasim me vitin 2022, ndërsa ishin 84.7% më të larta se në 2019-n, përpara se të fillonin kufizimet e pandemisë.

Bashkimi Europian pa një zgjerim prej 6.1% të netëqëndrimeve në 2023 në raport me 2022-n, ndërsa në krahasim me 2019-n me 1.4%.

Shteti i dytë më rritjen më të lartë të netëqëndrimeve pas Shqipërisë është Malta me 20.5% dhe Qipro me 20%, në krahasim me 2022-n. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë të disponueshme.

Rritje të lartë u shënua si për turistët e brendshëm ashtu dhe ato ndërkombëtarë. Në 2023, netëqëndrimet e vizitorëve ndërkombëtare në Shqipëri u rritën me 81.7%, nga -0.3% që ishte ndryshimi për Bashkimin Europian. Shteti i dytë me ecurinë më të mirë të netëqëndrimeve të vizitorëve ndërkombëtare ishte Serbia me 39.3%.

Netëqëndrimet nga vizitorët vendas në Shqipëri u rritën me 90.3%, nga 2.8% mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa vendin e parë e zuri Islanda, me 109.3%./ata