Në Bulqizë kanë nisur festimet në vigjilje të Ditës së Verës.

Kanë qenë fëmijët e kopshteve të qytetit të Bulqizës të cilët kanë krijuar një atmosferë festive me simbole të kësaj feste.

Nën ritmin e muzikës dhe valleve fëmijët edhe pse me temperaturat e ulëta kanë festuar në pedonalen e qytetit.