Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar nga zonja e parë Armanda, vizitoi Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

 

Vizita në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë u bë në kuadër të nismës për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

Rreth 150 kryemjeshtra të artit mesjetar, që nga Onufri tek Konstandin Shpataraku, mund të eksplorohen nga afër, duke dëgjuar për ta edhe përmes një audio-guide në 4 gjuhë, ku veçanti është përfshirja e gjuhës ukrainase.

 

Kjo gjuhë është bërë pjesë e audio-guidës së muzeut, përmes një iniciative të kërkuar nga zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e Armandës, duke konfirmuar një tjetër herë se popujt mund dhe duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes vlerave më të larta njerëzore.