Në Durrës vazhdojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin total të shkollës 9-vjeçare “14 Nëntori”

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga punimet në këtë shkollë, ku do të mësojnë 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit.

“Në përfundim të punimeve, 700 nxënës dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të zhvillojnë procesin mësimor në ambiente me standarde evropiane”, u shpreh Rama.

Shkolla “14 nëntori” u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019./ata