Kryeministri Edi Rama u ka uruar sot të gjithë shqiptarëve Ditën e Verës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se kjo ditë paralajmëron më shumë diell e mbarësi.

Dita e Verës, e quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm në Elbasan ku sot pritet të mbahen aktivitete të shumta artistike dhe kulturore.

Edhe Bashkia e Tiranës ka përgatitur sot një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme ku qytetarët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore./ata