Pas dëmtimeve të vazhdueshme nga zjarret, mali i Taraboshit po ripyllëzohet falë nismës së bashkisë Shkodër për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Kryeministri Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga mali i Taraboshit,ku të rinjtë vijuan me mbjelljen e fidanëve për shtimin e kurorës së gjelbër.
“Kënaqësi të shohësh të rinjtë shembull të ruajtjes së mjedisit që së bashku me vullnetarët e Eko Mendje-s, iu bashkuan nismës për shtimin e kurorës së gjelbër në Tarabosh, Shkodër”, u shpreh Rama.
Kryeministri u shpreh se kjo sinergji do të na shoqërojë gjatë gjithë vitit 2024, i cili do t’u kushtohet pyjeve: programeve të pyllëzimit, rehabilitimit, ndërgjegjësimit dhe shumë nismave të tjera.
Mali i Taraboshit është pak i veshur me bimësi dhe është mali më i lartë në Shkodrën veriore dhe është shpallur si zonë e mbrojtur./ata