Kryeministri Edi Rama njofton në rrjetet sociale se dita e premte, datë 15 mars, do të jetë pushim për administratën.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës.”/ata