GREQI- Të dënuarit shqiptarë në burgjet greke trajtohen si mos më keq. Ata diskriminohen.
Tre oficerë policie dhe shefi i tyre u dërguan në prokurori publik, pasi u akuzuan për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor pas ankesës, e gjitha pas një ankesë që ka bërë një i dënuar shqiptar. Sipas mediave greke, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici. E gjitha me pretendimin se teksa transferohej nga nga Selaniku në Korydallos, gardianët e kanë goditur në kokë, ndërsa ai i ka kërkuar ujë. Por edhe ujin nuk ia kanë dhënë.
Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin 11 të burgosur, të cilët gjithashtu dëshmojnë se Policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ia kishin vendosur sepse kishte tendenca që të godiste kokën e tij.
Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar Policinë greke, që kanë vendosur në pranga 4 gardianët që dhunuan shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.