20 të rinj të sapodiplomuar, filluan praktikën profesionale ndërmjetësuar nga Zyra e Punës, me anë të programeve të Nxitjes së Punësimit.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes Programit të Praktikave Profesionale, që është një program 6-mujor, synohet të garantohet tranzicion i shpejtë në Tregun e Punës për të sapodiplomuarit në arsim të lartë apo të mesëm profesional, në tre vitet e fundit.
AKPA fton të rinjtë që janë në kërkim të një pune apo praktike profesionale, të aplikojnë online në shërbimin përmes e-Albania: Aplikim për regjistrim si punëkërkues.
Për vitin 2024 qeveria ka akorduar një fond prej 45 milionë lekësh për programet e nxitjes së punësimit.
Rreth 2 mijë individë do të përfitojnë mbështetje përmes programeve për nxitjen e punësimit.
Qeveria ka në fokus mbështetjen për programet e nxitjes së punësimit, për një përfshirje më të gjerë në tregun e punës dhe uljen e mëtejshme të normës së papunësisë.
Në zbatim të këtyre programeve, Zyrat e Punësimit kanë ndërhyrë në mënyrë të dedikuar për të nxitur dhe mbështetur plotësimin e vendeve të reja të punës, duke bashkëpunuar me punëdhënësit nëpërmjet subvencionimit të tyre.
Përmes programeve afatshkurtra deri në ato 12-mujore, qeveria shqiptare ofron mbështetje financiare për pagat dhe sigurimet shoqërore të punonjësve të rinj./ata