Kryeministri Edi Rama deklaroi sot për mediat nga Shkodra ku u zhvillua takimi i punës mes qeverisë dhe bashkive të vendit se, qeveria ka plane të mirëfillta të mbarështimit të pyjeve për t’i vënë në funksion të rritjes ekonomike
“Kemi sfidën e një mbledhjeje më uniforme të taksës së pronës. Në një numër të caktuar bashkish kjo ndodh me një rezultat progresivisht më pozitiv, në një numër të caktuar bashkish kjo thuajse nuk ndodh fare.
Po ashtu, shtoi Rama, “të një performance shumë më të mirë në mbledhjen e tarifës së pastrimit. Ka bashki me rezultate shumë të mira. Ka bashki me rezultate që lënë shumë për të dëshiruar”.
“Kemi diskutuar për domosdoshmërinë e një qasjeje të re të bashkive ndaj një pasurie të madhe që janë pyjet, në sensin që pasi kemi garantuar një nivel të arsyeshëm të mbrojtjes së pyjeve nga shkatërrimi dhe nga keq përdorimi i kësaj pasurie, na duhet tani që këtë pasuri ta vëmë më shumë në dispozicion të rritjes ekonomike të vendit, duke filluar nga rritja ekonomike e bashkive. Për këtë kemi një plan që e kemi ndarë me kryetarët e bashkive për t’i mbështetur që të gjitha bashkitë që kanë pasuri pyjore të kenë plane të mirëfillta mbarështimi të pyjeve. Sot janë 67% e bashkive që nuk kanë plane të tilla dhe kjo është shifër alarmante”, tha Rama./ata