Faza e parë e konkursit Kombëtar të gjuhës shqipe për klasat e 9-ta u zhvillua më 12 mars.
Konkursi zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, të cilat do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranin e Radio Televizionit Publik Shqiptar.
Ky konkurs ka tërhequr një vëmendje të veçantë, pasi zhvillohet në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, një nismë e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Rëndësia e këtij konkursi qëndron jo vetëm në vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve në gjuhën shqipe, por edhe në kontributin e tij ndaj forcimit të identitetit kombëtar dhe kultivimit të një brezi të ri të përkushtuar ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.
Përmes kësaj nisme, nxënësit inkurajohen të zhvillojnë dhe të shprehin dashurinë e tyre për gjuhën shqipe, duke u bërë ambasadorë të saj brenda dhe jashtë kufijve të vendit./ata