Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Qitjes, Lucciano Rossi.
Gjatë takimit presidenti Ylli e njohu mikun e tij Rossi me projektet më të rëndësishme të KOKSH, nga “Ekipet Sportive në Shkolla”, te Qendra Olimpike, nga revista e KOKSH te risitē teknologjike që po implementohen.
Dy presidentët patën mundësinë të zhvillojnë edhe një bisedë miqësore telefonike me presidentin e Komitetit Olimpik Italian, Giovanni Malagò.
Presidenti Rossi, shprehu konsideratën e veçantë për përkushtimin e Fidel Ylli në krye të KOKSH dhe vlerësoi arritjet e shënuara në një kohë kaq të shkurtër.
Gjatë takimit të pranishëm ishin edhe zv/ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, presidenti i FSHQ, Stefan Rrufa, sekretarja e FSHQ, Enkelejda Caushi dhe sekretari i KOKSH, Gerti Shima.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Qitjes zhvilloi edhe një takim me shefin e Shtatit të Përgjithshëm të FA, Arben Kingji./ata