Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë të hënën (27 shkurt) mbledhjen e përbashkët në Podgoricë.

 

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, në këtë mbledhje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

 

Seanca e përbashkët do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë të Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.

 

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta do të mbahet konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe homologut malazez, Dritan Abazoviç.

 

Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive është zhvilluar në Shkodër në 3 korrik 2018.