Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur se në datë 14 Maji Fisnik Qosja, kandidati i koalicionit “Bashkinë Fitojmë” në Kavajë do të marrë drejtimin e bashkisë.
Në një takim të zhvilluar paraditen e sotme me shtabin elektoral, Meta u shpreh se në katër vitet e ardhshme, Qosja do i kthejë Kavajës perspektivën dhe shkëlqimin që meriton.
“Jam i sigurt që Fisnik Qosja do të shkëlqejë si administrator model në katër vitet e ardhshme dhe do i japë Kavajës perspektivën dhe shkëlqimin që meriton sepse e njeh fuqinë e komunitetit të Kavajës dhe e mbështet këtë ndryshim te beteja e tij për të përfshirë të rinjtë jo vetëm në këtë betejë për ndryshim por sidomos nesër në betejën që të rinjtë e Kavajës të jenë krenarë jo vetëm për historinë e Kavajës, por të jetojnë të lumtur.
Ta ndërtojnë të ardhmen këtu ku nuk mungon asgjë përveç një bashkie në shërbim të tyre dhe një qeverie të përgjegjshme që do e kenë shumë shpejt. Sot 1 javë Shqipëria voton, shqiptarët monizmin absolut e hedhin në koshin e plehrave. Zgjedhin të marrin në kontrollin e tyre njëherë e përgjithmonë bashkitë dhe institucionet e pushtetit vendor që duhet të jenë në shërbim të qytetarëve. Në 14 Maj është një ndryshim përgjithmonë në Kavajë. Sepse ndahemi me epikën kur këta e zëruan llogaridhënien”, u shpreh Meta.
Ai foli edhe për garën në bashkitë e tjera, ku komentoi edhe deklaratën e kryeministrit një ditë më parë i cili i kërkoi kandidatit të pavarur në Sarandë, Gjergj Mërkuri që të tërhiqet nga gara.
“Iu lut që të tërhiqet nga gara se është i sigurt se në Sarandë është i treti dhe jo më të ketë shans që të fitojë në Sarandë. Për Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit do i çojmë një palë dylbi t’ i shikojë nga Surreli, Më vjen shumë keq që rilindja bëri një akt të shëmtuar para pak ditës që ë hoqi dhe Gjykatën e Kavajës. Duke i hequr institucione shumë të rëndësishme që janë jetike dhe vitale për qytetarët duke ia bërë atyre jetën edhe më të vështirë edhe më të kushtueshme. Studimi i fundit q që doli tregoi se për të ndjekur një çështje deri në Apel duhet mesatarisht 24 vite”, u shpreh Meta.