Ambasadori i Holandës në vendin tonë, Reinout Vos zhvilloi këtë të martë një takim me përfaqësues të parlamentit, gjyqësorit, medias dhe komunitetit ndërkombëtar mbi tema të tilla si siguria e gazetarëve dhe liria e shtypit.

Në një postim më rrjetet sociale, ambasadori Vos, duke ndarë foto nga takimi, thekson se liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Sot prita një takim për sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të Parlamentit, gjyqësorit, medias dhe komunitetit ndërkombëtar. Liria e shtypit është thelbësore për demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë në BE. Të përkushtuar për të siguruar trajtim të drejtë për këtë çështje kritike”, shkruan ambasadori Vos./ata