Ministri i Financave Ervin Mete priti në një takim pune në Tiranë zëvendëspresidentin e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), Kyriakos Kakouris.
Mete bëri të ditur se gjatë takimit, u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Europiane të Investimeve dhe mbështetjen e ofruar përmes financimit të projekteve të rëndësishme.
“Shprehëm angazhimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, edhe në kuadër të projekteve të rëndësishme infrastrukturore, me kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Mete./ata