Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur mirënjohje për ekipin e kërkim shpëtimit që u kthye nga Turqia ku ndihmoi në operacionet për nxjerrjen nga rrënojat të personave të mbijetuar. Në një postim të bërë në facebook, ku e shoqëron edhe me një video, ku flasin anëtarë të ekipeve të shpëtimit. 

 

"Më shumë se mirënjohje për efektivët e guximshëm të Forcave të Armatosura që u përfshinë pa u lodhur në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit shkatërrues në Turqi.  Përpjekjet dhe puna juaj e lavdërueshme, na e ngrenë kokën lart dhe na bëjnë të ndjehemi krenarë që ishim ndihmë në ditë të vështira për ata që patën nevojë"-shkruan Peleshi.