Tajvani ka detektuar të paktën 36 avionë kinezë, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit.

Ky është numri më i lartë i avionëve kinezë të vërejtur këtë vit deri më tani rreth vendit ishullor.

Ministria tha se 13 nga avionët e zbuluar hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore (ADIZ).

Përveç kësaj, shtoi ministria, pranë ishullit operuan edhe gjashtë anije detare kineze.

Forcat e armatosura kanë "monitoruar situatën dhe kanë angazhuar forcat e duhura për t’u përgjigjur", tha ministria.

Ajo tha gjithashtu se raketa bartëse e Kinës Long March 2D, e cila ngriti një grup satelitësh me shumë funksione në orbitë të enjten, fluturoi nëpër ADIZ.

Raketa ishte lëshuar nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan në Kinën veriperëndimore.

Kina, e cila pretendon Tajvanin si "provincën e saj të shkëputur", nuk e njeh ADIZ-in.

Tajvani ka këmbëngulur për pavarësinë e tij që nga viti 1949./aa