Muzeu Historik Kombëtar u vizitua nga dy përfaqësues shumë të rëndësishëm nga Ministria e Kulturës së Republikës së Italisë, Massimo Osanna, drejtor i përgjithshëm i Muzeve Kombëtarë, dhe Luigi La Rocca, drejtor i përgjithshëm i Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit.
Ata ishin të shoqëruar edhe nga Alessandro Ruggera, drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe nga Ledia Mirakaj, Këshilltare e Kulturës në Ambasadën shqiptare në Itali.
Drejtuesit e lartë të Ministrisë italiane të Kulturës, Osanna dhe La Rocca treguan një interes të veçantë për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë. Ata patën mundësinë të njiheshin me etapat e ndryshme historike të vendit tonë, si dhe me objektet më të rralla dhe më të rëndësishme të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar./ata