Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku bën me dije se në Mat është ngritur qendra e inovacionit ICT, një hapësirë që i kushtohet tërësisht teknologjisë, ku 80 fëmijë ndjekin trajnimet mbi 3 module, 3D Design, Kodim dhe Robotikë.

Sipas zv/kryeministres kjo është një iniciativë e materializuar me mbështetjen e Bashkimit Europian, falë punës dhe përpjekjeve të bashkisë së Matit dhe kryetarit Agron Malaj, për të tërhequr sa më shumë projekte dhe nisma nga donatorë të huaj për zhvillimin e zonës. Qendra është një mundësi për të gjithë nxënësit, ku përmes punës dhe përkushtimit edhe të mësuesve, për të marrë njohuri dhe zhvilluar ato në një fushë e cila sot po merr një vëmendje dhe rëndësi gjithmonë e më të madhe.

“Një shembull i shkëlqyer që meriton dhe do të ketë plotësisht mbështetjen tonë”, shkruan zëvendëskryeministrja Balluku./ata