Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, priti në një takim pune në Tiranë, prof. Laura Alba-Juez, zv/rektore e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë (UNED) i Spanjës, së bashku me ambasadorin e Spanjës për vendin tonë, Álvaro Renedo Zalba.

Manastirliu, tha se gjatë këtij takimi u diskutua për hapat konkretë që po ndërmerr ministria për jetësimin e një tjetër projekti shumë të rëndësishëm në frymën e dimensionit europian të arsimit të lartë.

“Përpjekjet tona të përbashkëta synojnë hapjen në Gjirokastër të filialit të Universitetit Publik të Edukimit në Distancë të Spanjës”, bëri të ditur ministrja./ata