Interesi për të investuar në Pogradec është rritur këtë vit, për shkak të sezonit të mbarë turistik të vitit të kaluar. Bashkia thotë se janë 60 biznese, që do të ofrojnë shërbim për pushuesit.

- Advertisement -

Rritet numri i subjekteve që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës liqenore në Pogradec. Sipas drejtores se taksave në bashkinë e Pogradecit Enjela Karafili këtë vit do të operojnë 60 biznese, numër ky me i larte se sezonin e kaluar.

Karafili shton se edhe këtë vit plazhet publike do të zënë një sipërfaqe prej 40%, me rritje 10% në raport me sezonin e kaluar. Ndërkohë, vende të posaçme për plazh do t’u dedikohen edhe personave me aftësi ndryshe

 

Vitin e kaluar në Pogradec kanë kaluar pushimet ditore e me shume se 450 mije turiste vendas e të huaj.