Një grup mbështetësish të Palestinës në New York protestuan kundër Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në të cilin ai shkoi për fushatën e donacioneve të mbajtur në kuadër të zgjedhjeve presidenciale 2024.

Qindra aktivistë u mblodhën përpara ndërtesës së Radio City Music Hall, qendrës së famshme të shfaqjeve në New York dhe mbajtën një protestë për shkak të mbështetjes që Biden ofron ndaj Izraelit i cili vret civilët në Gaza.

Krahas Biden i cili mori pjesë në natën e dhurimit të organizuar nga Partia Demokratike me qëllim grumbullimin e 25 milionë dollarëve, në shënjestër të protestave u vunë edhe ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Clinton, që dhanë mbështetje ndaj tij.

Protestuesit reaguan ndaj vazhdimit të vrasjes së civilëve në Gaza nga Izraeli dhe mos ofrimit të mbështetjes së SHBA-së për një armëpushim të përhershëm në rajon, ndërsa brohoritën me sloganet "Gjenocidi Joe" dhe "Palestina do të çlirohet, Biden do ta shohë këtë".

Në aktivitetin ku u morën masa të jashtëzakonshme sigurie, protestuesit pro palestinezë kërkuan armëpushim urgjent në Gaza si dhe votuesve demokratë në New York ku po vazhdojnë zgjedhjet paraprake për garën presidenciale 2024, u bënë thirrje që të reagojnë duke përdorur votë boshe në votime.

Shuma e donacioneve që Biden do të mbledhë në aktivitetin ku do të marrin pjesë Obama dhe Clinton si dhe shumë emra të famshëm, pritet të arrijë në 25 milionë dollarë./aa