Është mbyllur java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza, që ngriti siparin me sfidën e të premtes, Laçi-Lushnja. Këtë takim e fituan laçianet me rezultatin 5-0.

Të shtunën u luajtën tre takime. Apolonia mundi me rezultatin e thellë 23-0 Teutën, ndërsa Tirana u rikthye te fitorja në transfertë, pasi mposhti Gramshin 3-1.

Vllaznia mori fitoren e radhës pasi fitoi në shtëpi ndaj Skënderbeut me rezultatin 13-0. Kampionet në fuqi të vendit kryesojnë renditjen me 39 pikë.

Java e 14-të e “Abissnet Superiore” për vajza uli siparin ditën e diel me sfidën Partizani-Kinostudio. Vajzat e kuqe morën triumfin e radhës pasi mposhtën Kinostudion 7-0

Rezultatet e javës së 14-të në kampionatin “Abissnet Superiore” për vajza:

Laçi – Lushnja, 5-0

Vllaznia – Skënderbeu, 13-0

Gramshi – Tirana, 1-3

Apolonia – Teuta, 23-0

Partizani – Kinostudio, 7-0/ata