Vllaznia nuk ka arritur më shumë se një barazim me Erzenin në “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Superligës. Shkodranët edhe pse gjetën të parët avantazhin, nuk arritën të ruanin shifrat, duke e mbyllur sfidën në barazim 1-1.

Nga krahu tjetër, Tirana humbet në kryeqytet me rezultatin 2-1 ndaj Teutës, duke dëshmuar krizën që ka kapluar kryeqytetasit.

Java e 29 e Superligës vijon të shtunën me dy sfidat e fundit: Në orën 15:00, luhet Laçi-Partizani dhe në orën 18:00 sfida Dinamo City-Skënderbeu.

Superliga, java 29-të:
E premte, 29 mars 2024
15:00 Egnatia – Kukësi  1-0
19:00 Vllaznia – Erzeni   1-1
19:00 Tirana – Teuta     1-2
E shtunë, 30 mars 2024
15:00 Laçi – Partizani
18:00 Dinamo – Skënderbeu