Alban Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë dhe shkak dyshohet zjarri që përfshiu Urgjencen e Re. 

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në 'QSUT' është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa Drejtoria nuk mori masa pas ngjarjes për menaxhimin pa vonesa të urgjencave. 

Albana Fico u emërua drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare (QSUT) më 2 dhjetor 2021. Më parë se të emërohej në krye të QSUT ka mbajtur postin si drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Më shumë se 1 muaj që nga rënia e zjarrit, qytetarët sorollaten, teksa u vonohet ndihma e shpejtë, ndërsa Report Tv raportoi pak ditë më parë se 50 deri në 60 raste në 24 orë dërgohen tek urgjenca e Traumës, pasi nuk marrin shërbimin tek Urgjenca e sëmundjeve të brendshme.   

Prokuroria e Tiranesnisi hetimet dhe ka sekuestruar dhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës. Dyshohet se flakët erdhën nga diçka e shkuar keq në aparaturat e urgjencës, një pjesë e të cilave, sot nuk punojnë, ose janë dëmtuar, ose nuk vihen në funksion siç pretendohet për shkaqe sigurie.

Si po menaxhohen urgjencat?
Në urgjencën e QSUT sillen urgjencat neurologjike dhe urgjencat gastrointestinale, ndërsa të shtunë dhe të dielë i shtohen urgjencat kirurgjikale, të cilat gjatë ditëve të javës, dërgohen tek Trauma. 

Përsa i përket qytetarët të Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit do marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.