Shoqata e Miqve të Gjithë Afrikës (TADD), organizatë turke ndihmuese, shpërndau vakte iftari për mijëra njerëz në kontinentin afrikan gjatë muajit të Ramazanit.

 

Gjatë Ramazanit, shoqata dërgoi donacione nga filantropët turq për 25.000 njerëz në Ugandë, Sudan dhe Somali dhe ofroi ndihmë ushqimore për 2.000 familje në nevojë, tha organizata në një deklaratë.

 

Gjithashtu, ajo vazhdon të ofrojë mbështetje në materiale dhe në para çdo Ramazan, tha Bilgehan Güntekin, kryetar i shoqatës.

 

Ata gjithashtu kanë ofruar shërbime shëndetësore vullnetare në Afrikë për nëntë vjet, shtoi ai.

 

“Vëllezërit tanë afrikanë, të cilët shohin se vëllezërit e tyre në Türkiye kujdesen për ta, luten për ne në çdo rast. Falë donacioneve bamirëse, mundësohet kujdesi për nevojtarët, veçanërisht jetimët dhe të vejat në kontinentin afrikan”, tha Güntekin.

 

Në kuadër të Ramazanit, “ne po përjetojmë paqen dhe lumturinë e dhënies së një farë lehtësimi vëllezërve dhe motrave tona që po luftojnë për të jetuar në kushte të vështira në Ugandë, Sudan dhe Somali”, shtoi ai.

 

TADD u themelua në Istanbul në shkurt 2015 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve afrikane dhe Türkiyes në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë, ofrimin e ndihmës dhe krijimin e ndërgjegjësimit për Afrikën në Türkiye./AA