Kulla ikonë e Deçanit, një nga objektet më të vjetra e të rralla të mbetura në këtë rajon, është shndërruar në muze etnologjik.

 

Lajmin e dha ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, e cila ka sjellë në rrjetet sociale edhe një album fotografik të këtij objekti të trashëgimisë kulturore.

 

Përmes artefakteve të ekspozuara, aty rrëfehet historia, kultura dhe jeta e familjeve tradicionale të rrafshit të Dukagjinit.

 

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit, financuar nga BE, implementuar nga UNDP.

 

Muzeu etnologjik është përuruar në kuadër të programit të Qeverisë për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./ATSH