Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Türkiyes, gjeneral brigade Ömer Nafiz GülmezoÄŸlu, të shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Türkiyes.

Ministri Maqedonci nëpërmjet rrjeteve sociale theksoi se e ka falënderuar gjeneralin GülmezoÄŸlu për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Türkiyes nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehi vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të dyja vendeve.

Nga ana e tij, gjenerali GülmezoÄŸlu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Türkiye gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.

Gjithashtu, gjenerali GülmezoÄŸlu pohoi se Republika e Türkiyes është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.

Ministri Maqedonci gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar edhe nga Shefi i Stafit të Shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral brigade, Ilir Qeriqi dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë tjerë të ministrisë dhe FSK-së./aa