Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim komandantin e Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey), gjeneralmajor Lisa Hou.
Kreu i Shtetit vlerësoi partneritetin mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, i cili ndër vite ka ardhur duke u intensifikuar.
Për më tepër se dy dekada Garda Kombëtare e Nju-Xhersit ka kontribuar në arsimin, trajnimin dhe modernizimin e FARSH.
Presidenti Begaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit dhe konkretizimi i projekteve në fushën e arsimit ushtarak, mbrojtjes kibernetike dhe rritjes së kapaciteteve të Forcave të Armatosura janë thelbësore në kushtet aktuale gjeostrategjike.
Në përfundim, Presidenti Begaj dhe gjeneralmajor Hou shprehën bindjen se ky bashkëpunim do të arrijë nivele më të larta në ardhmen./ata