Deputetët e Kuvendit votuan sot me 71 vota pro dhe dy kundër kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për projektin për “Përmirësimin e sistemit të shëndetësisë “.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se “projektligji do të njoftohet në seancën plenare më të parë. Për këtë projektligj përgjegjës do të jetë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe komisioni për dhënie mendimi do të jenë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Politikën e Jashtme. Seanca plenare do të caktohet më 5 dhjetor 2024”.

Deputetët votuan gjithashtu me 69 vota pro dhe 12 kundër programin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 nëntor-13 dhjetor 2024.

Spiropali njoftoi se deputeti Erjon Meka bëhet pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe deputeti Andrea Mano e grupit parlamentar të PD-së./ata