30 vjet më parë, më 27 mars 1994, mbahej premiera e filmit “Njëqind për qind” me skenar dhe regji nga Artan Minarolli dhe Petrit Ruka.

Komedia me metrazh të shkurtër është sarkazëm e zgjedhjeve gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri ku rezultati i votimeve dilte 100 % në favor të partisë pushet.

Premiera e “Njëqind për qind” mbahej në prag të 31 marsit, ditës që shënon zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri (31 mars 1991).

Posteri i filmit është punuar nga piktori i filmit Namik Prizreni. Në film interpretonin aktorët Niko Kanxheri dhe Mehdi Malka./ata