Superliga Shqiptare e Futbollit kthehet të premten dhe të shtunën me sfidat e javës së 29-të të saj.
Pas ndërprerjes së kampionateve të futbollit, për shkak hapësirës së rezervuar nga UEFA dhe FIFA për ndeshjet miqësore dhe zyrtare të kombëtareve të futbollit, këtë fundjavë kthehen ndeshjet e superligës,.
Siparin e javës së 29-të do ta çeli sfida Egnatia – Kukësi. Ndeshja do të luhet në “Eganatia Arena” të premten, datë 29 mars ora 15:00’. Po të premten, në ora 19:00 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia do të presi Erzenin, teksa në Tiranë “Air Albania, skuadra më e titulluar në vend, Tirana do të presi Teutën e Durrësit.
Java e 29-të e Superligës do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit; Laçi – Partizani, dhe Dinamo – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në orën 18:00.
Superliga, java 29-të:
E premte, 29 mars 2024
15:00′ Egnatia – Kukësi
19:00′ Vllaznia – Erzeni
19:00′ Tirana – Teuta
E shtunë, 30 mars 2024
15:00′ Laçi – Partizani
18:00′ Dinamo – Skënderbeu
Renditja: