Skiatorja Lara Colturi ka fituar medaljen e Bronzit në disiplinën “Giant Slalom”në Kampionatin Botëror për të Rinj, i cili u zhvillua në Saint-Jean-d’Aulps të Francës.

Skiatorja Colturi italiane, e cila ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë, në muajin janar, u klasifikua për herë të parë në Top1️0️, në një garë të Kupës së Botës.

Federata Shqiptare e Skive, falë pasionit të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare, që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët spikat Lara Colturi./ata