Në Ministrinë e Drejtësisë u organizua sot një tryezë pune për të filluar hartimin e “Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030”.

Në tryezë morën pjesë aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se, “po adresojmë sfidat dhe detyrimet e sistemit të drejtësisë, për të përmbushur objektivat e “Udhërrëfyesit për Shtetin e së Drejtës””.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian vazhdon”, nënvizoi Manja./ata